identifikoj
Appearance
IDENTIFIKOJ kal. libr.
- 1. Vë shenjën e barazimit të plotë midis dy gjërave, i përqas dhe i quaj të njëjta, njëjtësoj. Identifikon dëshirat me mundësitë.
- 2. drejt. Arrij të njoh një njeri, në bazë të të dhënave të ndryshme ose të gjurmëve që ka lënë, e zbuloj kush është ai që kërkoj; zbuloj e përcaktoj një send, një gjurmë etj., që më duhet për të vërtetuar diçka. E identifikuan vjedhësin (vrasësin, viktimën).
- 3. Zbuloj e përcaktoj plotësisht tiparet dalluese të një bime, të një kafshe etj. dhe gjej klasën a llojin ku bën pjesë, moshën, afritë me qenie e sende të tjera etj. Identifikoj një bimë (një kafshë, një fosil, një gur mineral).