Jump to content

idealist

Nga Wiktionary

IDEALIST m.

  • 1. filoz. Ai që ndjek dhe mbron pikëpamjet e filozofisë idealiste, pasues i idealizmit; kund. materialist. Idealistët subjektivë (objektivë).
  • 2. Ai që udhëhiqet në jetë nga ideale të larta, nga synime fisnike dhe lufton për të deri në vetëmohim; ai që ka qëllime të larta në jetë dhe nuk tërhiqet nga interesat vetjake. Idealist i madh (i shquar, i kulluar). Luftoi dhe vdiq si idealist.
  • 3. keq. Ai që nuk e kupton jetën drejt, ashtu siç është, por e zbukuron dhe e idealizon, që ka prirje të ëndërrojë dhe s'është në gjendje të veprojë në përputhje me realitetin.

IDEALIST mb. filoz.

  • Që ka të bëjë me idealizmin si botëkuptim filozofik antishkencor; që përputhet me parimet e idealizmit dhe mbështetet tek ato, që përshkohet nga idealizmi; që përkrah dhe mbron parimet e idealizmit, që mban qëndrim prej idealisti; kund. materialist. Botëkuptim (drejtim, qëndrim) idealist. Rrymë idealiste. Pikëpamje (koncepte) idealiste. Teori idealiste. Bazë (metodë) idealiste. Filozof (shkencëtar) idealist.