Jump to content

ideal

Nga Wiktionary

IDEAL m.

  • 1. Qëllim i lartë, që mbështetet në bindjen dhe që përbën pikësynimin kryesor të dëshirave, të veprimtarisë e të përpjekjeve të një njeriu, të një grupi njerëzish, të një klase, të një partie etj.; qëllimi më i lartë, që udhëheq luftën, punën dhe gjithë veprimtarinë e dikujt. Ideale të larta. Ideal i përbashkët. Idealet e Partisë sonë. Idealet e popullit. Idealet e komunizmit (e socializmit). Pa kurrfarë idealesh. Për ideal! (betim). Kemi (na frymëzon, na udhëheq) një ideal. Punojmë (luftojmë) për një ideal.
  • 2. Diçka që mbahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura dhe që merret si model; përfytyrim a shëmbëllim i përkryer që kemi për dikë a për diçka. Ideali i së bukurës (i së mirës). Është ideali i tij.

IDEAL I mb. psikol., logj.

  • Që ka të bëjë vetëm me idenë a me ndërgjegjen, që vetëm përfytyrohet mendërisht; kund. material. Përfytyrim ideal. Figurë ideale. Qenie ideale.
  • Trup (gaz, lëng) ideal trup (gaz, lëng) që merret teorikisht për qëllime studimi në një trajtë të caktuar ose me veti abstrakte.

IDEAL II mb.

  • 1. Që mbahet si mishërim i tipareve më të larta, i vlerave më të mira, i vetive më të përsosura, që merret si model; që është shembull i përkryer i diçkaje, shembullor. Burrë ideal. Grua ideale. Marrëdhënie (sjellje) ideale. Dashuri ideale.
  • 2. bised. Që është i përkryer e i përsosur, që qëndron mbi të gjithë, shumë i mirë, i shkëlqyer. Jetë ideale. Kushte ideale. Zë ideal. Bukuri ideale. Lojë ideale. Në rastin më ideal në rastin më të mirë, më të përshtatshëm ndër të gjitha rastet e tjera.