iç
Appearance
IÇ m. gjell.
- Mish i grirë, i gatuar me oriz, me qepë e me erëza ose gatesë me perime a me gjëra të tjera të grira, që kaurdiset e zihet pak dhe përdoret për të bërë japrakë, për të mbushur speca, domate, patëllxhanë, pula të pjekura etj. ose që shtihet midis petëve të një byreku; shtresë arrash, bajamesh të shtypura etj. ose lloj kremi që shtihet midis petëve të një ëmbëlsire etj.; mbushje. Içi i byrekut. Bakllava me dy iça bakllava e mirë me dy shtresa arrash të shtypura. Bëj (gati) için. Mbush me iç.
- I doli içi diçkaje e morën vesh të gjithë, u zbulua, s'është më e fshehtë. Ia nxori (ia qiti) için lakrorit ia zbuloi dikujt të metat, gabimet, punët e papëlqyeshme etj. që ai kërkonte t'i mbante të fshehta, ia nxori në shesh të palarat, ia hoqi petën lakrorit.