hyri

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

HYRI f. vjet.

  • 1. Vajzë shumë e bukur, që parafytyrohej sikur rrinte në parajsë për të bërë më të lumtur shpirtrat e njerëzve, virgjëresha e parajsës (sipas paragjykimeve fetare myslimane). Hyritë e xhenetit.
  • 2. folk. Vajzë a grua e bukur dhe e mirë (si figurë e përrallave popullore). Hyria e bukur. Hyria e detit figurë e përrallave, që përfytyrohet gjysma si peshk e gjysma si grua.
  • 3. fig. Vajzë a grua shumë e bukur, femër që s'e ka shoqen për bukuri.