hyjnor
Appearance
HYJNOR mb.
- 1. Që ka të bëjë me hyjin ose me hyjninë, që i përket hyjit ose hyjnisë, i hyjit ose i hyjnisë; që ka cilësitë e hyjit a të hyjnisë; që vjen nga zoti a nga perëndia; i shenjtë (sipas besimeve të kota e fetare). Fuqi hyjnore. Fryma hyjnore. Prejardhje hyjnore. E drejta hyjnore. Bekimi hyjnor.
- 2. fig. I mrekullueshëm, shumë i mirë e shumë i bukur; i pashembullt. Fytyrë hyjnore. Zë hyjnor. Valle hyjnore.
- 3. vjet. Fetar; kishtar. Predikuesit hyjnorë.