hutë
Appearance
HUTË I f.
- 1. zool. Femra e hutit. Zogu i hutës. Ra huta në pula.
- 2. zool. Shpend grabitqar, me kokë dhe me gushë të mbuluar me pupla, me qafë të rrjepur, me kthetra të mëdha, të forta e pak të kthyera, që rron nëpër pyje. Huta e bardhë kali i qyqes. Hutë deti pulëbardhë.
- 3. fig. Grua a vajzë e trashë nga mendja; femër e shushatur e matufe. Kishte marrë një hutë.
- 4. Dele me veshë shumë të vegjël. I humbi huta.
HUTË II f. vjet.
- Lloj pushke e vjetër, me katër vjaska dhe me një fishek, që mbushej nga prapa. Huta e kushtrimit. Çarku i hutës. Krisi huta. Gjëmoi huta shqiptare. Hutë dervishi lloj pushke e vjetër me një fishek. I pjekim hutat bashkohemi e luftojmë kundër armikut.