hut
Appearance
HUT m.
- 1. zool. Një lloj bufi, me kokë të madhe e të rrumbullakët, me sqep të shkurtër e të kthyer, që rron nëpër pyje dhe këndon natën sikur vajton. Huti me veshë buf me veshë. Zog huti. Kënga e hutit.
- 2. fig. shar. Njeri i trashë nga mendja; njeri i shushatur, matuf.
- U bë hut iku me vrap, iku me të katra (për meshkujt). I ka kënduar huti dikujt i shkojnë punët mirë, i ecën fati.
HUT ndajf. krahin.
- Shumë mirë, si s'ka më mirë. E kanë kaluar hut.