hurmë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

HURMË f. bot.

  • 1. Pemë e vendeve të ngrohta, e lartë deri në dhjetë metra, me gjethe të gjata e vezake, me lule të bardha si në të verdhë, që bën kokrra të mëdha e të tulta si mollë, të cilat kur piqen, zbuten, marrin një ngjyrë të verdhë me të kuq dhe ëmbëlsohen; kokrrat e kësaj peme; kaki, hurmë deti. Hurma farëzeza. Hurma me fara (pa fara).
  • 2. Pemë e vendeve mesdhetare, e lartë mbi dhjetë metra, me gjethe të gjata, vezake e me push të hirtë, me lule të kuqërreme ose të bardha në të gjelbër, që bën kokrra të tulta sa një lajthi e me ngjyrë të verdhë në gështenjë, të cilat, kur piqen, ëmbëlsohen shumë, hurmë vendi; kokrrat e kësaj peme.
  • 3. Palmë frutore e vendeve të nxehta të Azisë e të Afrikës, me gjethe si pendë të zgjatura e me lule të grumbulluara në vile, që bën kokrra më të mëdha se një arrë, të tulta e me ngjyrë të verdhë në gështenjë, të cilat, kur piqen, zbuten dhe ëmbëlsohen shumë; kokrrat e kësaj palme. Hurma të thata. Hurma me farë (pa farë).
  • 4. krahin. Vadhëviçe.