hupët
Appearance
HUPËT I mb.
- 1. Që është gatuar e pjekur shumë kohë më parë, që nuk është i butë e i shkrifët, i ndenjur, bajat (zakonisht për bukën). Bukë e hupët. Kulaç i hupët. Simite të hupëta.
- 2. Që është i ngjeshur e i fortë, i ngurtë, i ngrirë. Dëborë e hupët.
HUPËT II mb. krahin.
- 1. I humbur. Para të hupëta para që nuk pritnim t'i merrnim, para që i quanim të humbura.
- 2. Që është i ngrënë a i zbrazët përbrenda, i zgavërt. Dru (shkëmb) i hupët.
- 3. Që nuk është i ngjeshur mirë, që nuk është rrasallitur; i imët e i butë. Duhan (pambuk) i hupët. Dhe i hupët. Miell (sheqer) i hupët.