hungërimë
Appearance
HUNGËRIMË f.
- 1. Zë i ndërprerë, therës e i përvajshëm, që lëshon qeni a ujku kur e kërcënojnë, kur e godasin etj.; zëri që nxjerrin nëpër dhëmbë qentë ose disa kafshë të tjera. Hungërimë e fortë (e mbytur). Hungërima e qenit (e ujkut, e ariut). U dëgjua një hungërimë.
- 2. Britmë e ndërprerë, therëse a kërcënuese, që nxjerr njeriu kur ka diçka përbrenda.
- 3. Zhurmë e ndërprerë, e fortë e therëse, që bëjnë disa sende. Hungërima e makinës (e motorit).