humor
Appearance
HUMOR m.
- 1. Shaka dashamirëse e thumbuese njëkohësisht, thumbim i lehtë me dashamirësi e me të qeshur që i bëjmë dikujt; shaka e hollë që godet një të metë, por nuk të lëndon; prirje ose aftësi e dikujt për t'i paraqitur dobësitë, të metat etj. në një mënyrë të tillë, që të bën të qeshësh; një qëndrim a sjellje e tillë ndaj të metave e dobësive të dikujt. Humor i gjallë (i lehtë). Humori popullor. Ka (bën) humor. Flet (tregon) me humor. Ka ndjenjën e humorit. Nuk e kupton (nuk e duron) humorin.
- 2. Gjendja shpirtërore e njeriut për një farë kohe pak a shumë të gjatë. Në humor të mirë (të keq). Është në humor. Ia prishi humorin. I iku humori.
- 3. let., art. Paraqitja e sendeve, e dukurive dhe e veprimeve të njerëzve në veprat letrare e artistike duke i vënë në lojë të metat e dobësitë e duke e bërë lexuesin a shikuesin të qeshë; vepër letrare ose artistike ku përdoret kjo formë paraqitjeje. Humor muzikor. Humori i estradës. Humori dhe satira.