humnerë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

HUMNERË f.

  • 1. Gropë e thellë me anë të thepisura, zakonisht në male; hon, greminë. Humnerë e madhe (e thellë). Humnerat e maleve. Në fund të humnerës. Ra (humbi) në humnerë.
  • 2. fig. Errësirë e thellë; vend i vuajtjeve e i mundimeve të mëdha, vend mjerimesh prej nga s'del dot. Në humnerën e kapitalizmit.
  • Është në buzë të humnerës (të greminës) shih te GREMINË,~A.