humbje

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

HUMBJE f.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve HUMB, HUMBAS. Humbja e të hollave. Humbja e këmbës (e dorës...). Humbja e gjakut. Humbja e durimit. Humbja e të drejtave. Humbja e babait (e nënës, e të afërmve). Humbja e drejtimit. Humbja e figurave. shah. Humbja e shpejtësisë. Humbja e zërit.
  • 2. ek. Ajo pjesë e të ardhurave në ndërmarrjet socialiste, që nuk sigurohet sipas planifikimit. Doli me humbje.
  • 3. Dëmi që pëson dikush; dëmi që kam kur nuk fitoj në diçka, ajo që më pakësohet nga ato që kisha më parë; kund. fitim. Doli me humbje. E shiti me humbje.
  • 4. Pjesa e një prodhimi që shkon dëm kur e mbledhim; ajo që shkon kot, kur diçka e ndajnë dhe e shesin me pakicë. Humbje natyrore. Humbja e drithit (e grurit). Pakësojnë humbjet. Korrin shpejt e pa humbje.
  • 5. Mundja në një luftë, në një ndeshje, në një lojë etj., dëmi që pëson dikush kur del i mundur; kund. fitore. Humbje e thellë (e madhe, e rëndë). Humbjet e armikut. Pësoi humbje. Nuk i njeh humbjet.
  • 6. zakon. Njerëzit që vriten, që plagosen a që zihen robër kur zhvillohet një betejë; armët dhe mjetet e tjera luftarake, që shkatërrohen ose që dalin jashtë përdorimit. Humbje fizike (materiale). Humbje të mëdha (të pazëvendësueshme). Humbje në njerëz dhe në armatime. Kanë pasur humbje. I shkaktuan humbje armikut.
  • 7. fig. E keqja që na bie kur vdes një i afërm, një shok a dikush tjetër. Humbje e madhe (e thellë, e rëndë).
  • 8. Gjendja kur njeriu zhytet thellë në diçka e s'di ç'bëhet përreth; kllapi. Ishte (ra) në humbje.
  • 9. fig. bised. Vend i largët. E bënin ushtrinë në humbje. E çuan djalin në humbje.