hulumtoj
Appearance
HULUMTOJ kal.
- 1. vet. veta III. Gjurmon diçka duke nuhatur, shkon pas erës për të gjetur diçka (zakonisht për qentë). Qeni (zagari) hulumton lepurin.
- 2. Vëzhgoj për të gjetur a për të parë diçka, kërkoj diku me imtësi, gjurmoj, hetoj; kontrolloj mirë në një vend. Hulumtoj vendin. Hulumtoj lëvizjet e dikujt. S'ka lënë vend pa hulumtuar.
- 3. Kërkoj diçka të panjohur për ta zbuluar, gjurmoj diçka për ta mbledhur a për ta studiuar; shqyrtoj një çështje, bëj kërkime për diçka. Hulumtoj burimet vendase. Hulumtoj krijimtarinë popullore. Kanë hulumtuar në disa pika.