Jump to content

hukat

Nga Wiktionary

HUKAT kal.

  • 1. edhe jokal. Nxjerr frymë të ngrohtë nga goja duke fryrë; nxjerr frymën me vrull. Hukaste nga lodhja. Hukat duart për t'i ngrohur. Hukat në pasqyrë (në xhamin e dritares).
  • 2. vjet. I fryj dikujt a diçkaje për ta yshtur; shitoj (sipas besëtytnive). E hukati nusja e lalës (gjarpri). E ka hukatur zana. I hukatën kreshnikët e i bënë gurë.
  • 3. Përzë shpendët duke gërthitur «hu-hu» (zakonisht për pulat). Hukati ato pula!