Jump to content

hosten

Nga Wiktionary

HOSTEN m.

  • 1. Shkop i gjatë me një thumb në majë, që përdoret për të ngarë qetë, buajt etj. Hosteni i qeve. Maja (pallëza) e hostenit. Thumbi i hostenit. E shpoi me hosten. Nuk fshihesh dot prapa hostenit. fj.u.
  • 2. Sfurk me bisht të gjatë e me dy dhëmbë të drejtë, që përdoret për të gjuajtur peshk në ujëra të cekëta. Gjuajnë (zënë) peshk me hosten.
  • 3. Masë gjatësie rreth dy-tre metra. Një hosten vend. Dy hostenë i gjerë. Dielli është ngritur tre hostenë lart. Ka edhe dy hostenë diell (ditë) pa të ngryset.
  • Punon me hosten prapa punon me të shtyrë, punon me pahir. E shtyn me hosten dikë e nxit një njeri për të bërë diçka, e shtyn me zor. Nuk hyn (nuk futet, nuk fshihet) hosteni (minarja) në thes fj. u. shih te MINAR/E,~JA. E mban (e vë) në (nën) hije të hostenit dikë shih te HIJ/E,~A.