Jump to content

horr

Nga Wiktionary

HORR m. bised.

  • 1. shar. Njeri me vese të këqija që sillet keq, pi ose luan kumar; njeri pa cipë e pa nder; rrugaç. Horr i horrave horr shumë i keq. Ishte horr i madh. Mos i beso atij horri!
  • 2. vjet. Njeri i varfër e i këputur, ai që s'kishte asnjë dysh në xhep dhe e siguronte jetesën me të ardhura fare të pakta e të rastit (përdorej zakonisht nga shfrytëzuesit).
  • 3. përçm. Njeri i pasur, po dorështrënguar e zemërngushtë, kamës që jo vetëm nuk u jep gjë të tjerëve, por edhe vetë rron keq.
  • E bëri horr dikë e shau rëndë dikë, e turpëroi dhe e poshtëroi, e bëri rezil.