Jump to content

hon

Nga Wiktionary

HON m.

  • 1. Gropë e thellë me anë të thepisura, greminë, humnerë; e çarë e thellë në një shkëmb. Hon i thellë (i madh). Honet e maleve. Honet e përroit: Buzë një honi. Ra në hon. U fut (zbriti) në hon.
  • 2. edhe fig. Mjedis i zbrazët dhe i errët; hapësirë e panjohur, errësirë e thellë; zbrazëti shpirtërore që vjen nga një shqetësim i madh a nga një pikëllim i thellë. Honet qiellore. Në honet e natës. Nëpër honet e kohërave. Në honin e vdekjes. Në gjoks ndiente një hon. Kishte një hon në zemër.
  • 3. krahin. Hinkë. Honi i vajit (i rakisë). E mbush shishen me hon.
  • 4. përd. mb. I zbrazët, bosh. I mbeti barku hon.
  • Iu bë zemra hon u pikëllua shumë, iu bë një zbrazëti në zemër; u zemërua fort.