hollohem

Nga Wiktionary

HOLLOHEM vetv.

  • 1. kryes. veta III. Bëhem më i hollë në trup, bëhet më e hollë një pjesë e trupit. Iu hollua trupi. Iu holluan këmbët (duart). I është holluar qafa. U zgjat e u hollua. Rritet e hollohet.
  • 2. vet. veta III. Bëhet më i lëngshëm, bëhet me më shumë ujë. Është holluar qumështi i bagëtive. I është holluar gjaku.
  • 3. fig. bised. Bëhem më i zgjuar; fitoj mprehtësi, zgjuarsi dhe shije më të mirë; zhvillohem. Janë holluar njerëzit tani. Iu hollua mendja u bë më i zgjuar e më i mprehtë.
  • 4. bised. Dobësohem, tretem, ligem. Janë holluar bagëtitë. Është holluar shumë.
  • 5. fig. bised. Varfërohem. Ishte holluar shumë.
  • 6. Pës. e HOLLOJ 1-8.
  • Iu hollua gjaku shih te GJAK,~U I. Iu holluan kikëzat dikujt shih te KIKËZ,~A.