historiografi
Appearance
HISTORIOGRAFI f.
- 1. Shkenca që studion historinë e shoqërisë njerëzore, duke u mbështetur në burimet e ndryshme historike dhe në veprat e botuara, shkenca që studion dijet historike dhe metodat e studimit historik në zhvillimin e tyre. Historiografia shqiptare. Historiografia marksiste.
- 2. Tërësia e veprave historike që kanë dalë në një kohë të caktuar ose që i kushtohen studimit të një epoke, të një figure a të një problemi të veçantë. Historiografia e Pasçlirimit. Historiografia e Skënderbeut.