historik

Nga Wiktionary
Shko tek: lundrim, kërko

HISTORIK m.

  • Përshkrim i përmbledhur i vargut të ngjarjeve dhe i të dhënave që lidhen me lindjen e me zhvillimin e një veprimtarie, të një fshati, të një ndërmarrje, të një kooperative, të një njësie ushtarake etj.; histori. Historiku i zhvillimit të diçkaje. Historiku i shkollës (i fshatit, i kooperativës, i ndërmarrjes). Historikët e brigadave. Historiku i Lëvizjes Nacionalçlirimtare të një qarku. Hartimi i historikëve. Shkruan (bënë) historikun.

HISTORIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me historinë, që i përket historisë, i historisë. Zhvillimi (procesi) historik. Studime historike. Shkenca historike. Monument (dokument) historik. Dëshmi (të dhëna) historike. Periudhë historike. Shkaqet (rrënjët) historike. Kategori historike.
  • 2. Që dëshmohet se ka qenë me të vërtetë; që ka qenë i gjallë, i përgjigjet realitetit dhe nuk është i trilluar a i shpifur. Fakt historik. Figurë historike. Personazh historik.
  • 3. Që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë, që vlen të mbahet mend e të përkujtohet, i njohur, i shënuar; që ka hyrë në histori si diçka e rëndësishme; që është i lidhur me një ngjarje të rëndësishme të historisë. Datë (ditë) historike. Përvjetor historik. Kthesë historike. Kongres historik. Mbledhje historike. Vendim historik. Fitore historike. Rol (mision) historik. Përvojë historike. Vende historike.
  • 4. Që mbështetet plotësisht ose pjesërisht në ngjarje të historisë, që paraqit a përshkruan një figurë ose një ngjarje të rëndësishme të historisë. Roman historik. Me subjekt historik. Këngët historike.
  • 5. Që ndriçon rrugën e lindjes dhe të zhvillimit të pandërprerë të dukurive në etapa të ndryshme dhe në lidhje të ngushtë e dialektike me kushtet konkrete; që studion historinë e zhvillimit të pandërprerë të fakteve e të dukurive të një fushe të caktuar (për shkencat). Metoda historike e studimit. Vështrim historik. Analizë historike. Shpjegimi historik i dukurive. Gramatika (fonetika, leksikologjia) historike. Botanika (gjeografia) historike.
  • 6. Që njihet e dëshmohet me anë të dokumenteve (në kundërvënie me prehistorinë). Periudha historike. Koha historike dhe prehistorike e një populli.
  • Materializmi historik shih te MATERIALIZ/ËM,~MI.