hipotezë
Appearance
HIPOTEZË f.
- Mendim i pranuar përkohësisht e në mënyrë paraprake si i vërtetë; përfundim që nxirret në shkencë mbi bazën e disa të dhënave për të shpjeguar dukuri të ndryshme, por që ende nuk është vërtetuar plotësisht me anë të provës; çdo hamendje a pandehje që bëhet për diçka. Hipotezë shkencore. Hipoteza të reja. Hipotezë pune mendim që merret si pikënisje për një kërkim a studim të mëtejshëm. Bëj një hipotezë. Shtroj hipotezën. Mbështet një hipotezë.