hipnotizues
Appearance
HIPNOTIZUES m.
- Ai që të vë në gjumë me anë të hipnotizimit; ai që mjekon të sëmurët me anë të hipnozës.
HIPNOTIZUES mb.
- 1. Që të vë në gjumë me anë të hipnotizimit. Mjek hipnotizues.
- 2. fig. Që të bën të shtangesh, që t'i merr mendtë duke të lënë përshtypje të thella; magjepsës. Pamje hipnotizuese. Këngë hipnotizuese. Zë hipnotizues.