hipnotik
Appearance
HIPNOTIK mb.
- 1. Që të sjell gjumë, që të vë në gjumë, gjumësjellës, gjumëdhënës. Lëndë hipnotike. Ilaç (bar) hipnotik.
- 2. Që ka të bëjë me hipnozën ose me hipnotizmin, i hipnozës ose i hipnotizmit; që shkaktohet nga hipnotizimi. Gjumë hipnotik. Gjendje hipnotike.
- 3. Që është në gjendje hipnoze, që i nënshtrohet hipnozës, që është hipnotizuar. Njeri hipnotik.
- 4. si em. ~, ~U m. sh.~Ë,~ËT. Bar (ilaç) që të vë në gjumë.
- 5. si em. ~, ~U m. ~Ë, ~ËT. Njeri i hipnotizuar, njeri që ndodhet në gjendje hipnoze.