hinkë

Nga Wiktionary

HINKË f.

  • 1. Enë e vogël në trajtën e konit e me gyp të hollë e të gjatë në fund, që përdoret për të shtënë nëpërmjet saj lëngje në shishe a në enë të tjera me grykë të ngushtë. Hinkë teneqeje (qelqi, plastmase). Hinka e rakisë (e vajit). E shtie me hinkë. Në trajtë hinke.
  • 2. Pjesë e një makinerie a e një mekanizmi, që ka trajtën e konit dhe që shërben për të pastruar vajrat ose për të derdhur diçka në një enë tjetër; send në trajtën e konit që përdoret për qëllime të ndryshme. Hinkë ndarëse. Hinka e mullirit të Mojës. Hinka e shumëzimit teneqe në trajtë koni, e mbushur me dhe, që vihet në degët e disa drurëve frutorë për të nxjerrë rrënjë. Flas me hinkë. bised. flas me megafon. Gropë në trajtën e konit që bëhet në tokë nga fundosja e dheut, nga veprimi i ujërave të natyrës ose nga predhat a bombat; vend i ulët që rrethohet nga male me faqe të pjerrëta, të cilat i japin atij trajtën e konit. Hinkat e kratereve. Hinkë karstike. Vend me hinka.