himn
Appearance
HIMN m. sh
- 1. Këngë solemne që i kushtohet atdheut dhe mbahet si simbol i njësisë së kombit e të shtetit; këngë që një klasë a një grup shoqërore ka si simbolin e vet. Himni kombëtar. Himni shtetëror.
- 2. Vjershë, poemë a këngë që i kushtohet një ngjarjeje të shënuar ose një njeriu të shquar; vepër muzikore lirike, me përmbajtje patriotike, që këndohet në kor; fet. vepër e tillë me përmbajtje fetare. Himni i fitores. Himni i dëshmorëve. Himn fetar (kishtar).
- 3. fig. Lëvdatë e lartë që i thuret dikujt a diçkaje. I thur (i ngre) himne.