Jump to content

hime

Nga Wiktionary

HIME f. kryes.

  • 1. Krunde. Hime gruri (misri). Përziej me hime. U jep (u hedh) hime pulave. I shtrenjtë në hime, i lirë në miell. fj. u. i kursyer në gjëra të vogla e pa ndonjë vlerë të madhe dhe dorëlirë në gjëra të mëdha e me vlerë.
  • 2. Gëzhuta. Hime gruri (orizi). U hedh hime lopëve.
  • 3. Pluhur sharre. Hime druri. Hime sharre.
  • Bëhet hime dikush a diçka del jashtë përdorimit, bëhet pa vlerë e i panevojshëm. I ka hime trutë (mendtë) nuk është i zgjuar, nuk ka mend për të qenë, është mendjelehtë.