Jump to content

hijerëndë

Nga Wiktionary

HIJERËNDË mb.

  • 1. Që ka hije të keqe a të rëndë dhe i sjell shqetësime njeriut kur rri nën të; kund. hijelehtë. Arrë (fik) hijerëndë. Pyll hijerëndë.
  • 2. fig. Që ka pamje të rëndë e të zymtë, i ngrysur; që shpreh diçka të rendë e të zymtë; që është krenar; madhështor; kund. hijelehtë. Njeri hijerëndë. Fytyrë (pamje, shprehje) hijerëndë. Mal hijerëndë. Bjeshkët hijerënda. Shkëmbinjtë hijerëndë. Kala hijerëndë. Përmendore hijerëndë.