Jump to content

hidroteknik

Nga Wiktionary

HIDROTEKNIK m.

  • Specialist në lëmin e hidroteknikës; punëtor që bën ndërtime të posaçme për të zgjidhur detyrat që shtron shkenca e hidroteknikës (si hapje kanalesh për kullimin e tokave, për ujitje, për tharjen e kënetave etj.).

HIDROTEKNIK mb.

  • Që shërben për të shfrytëzuar burimet ujore ose për të penguar dëmet që mund të sjellin ujërat. Vepër hidroteknike. Ndërtim hidroteknik. Punimet hidroteknike. Sistem hidroteknik. Masat hidroteknike.