Jump to content

hidraulik

Nga Wiktionary

HIDRAULIK m.

  • Punëtor që merret me vendosjen dhe me ndreqjen e pajisjeve e të gypave të ujit nëpër banesa, nëpër ndërtesa industriale etj.; specialist për punimet hidraulike. Hidrauliku i ndërmarrjes. Reparti i hidraulikëve.

HIDRAULIK mb.

  • 1. Që ka të bëjë me hidraulikën, që i përket hidraulikës, i hidraulikës. Punime hidraulike. Pajisje hidraulike. Studimet hidraulike.
  • 2. Që vihet në lëvizje me anë të trysnisë së lëngjeve; që nxirret a që bëhet me anë të trysnisë së ujit; që shfrytëzon energjinë e ujit. Makinë (presë) hidraulike. Motor (vinç) hidraulik. Tërheqje (goditje) hidraulike. Metoda hidraulike e nxjerrjes së torfës.
  • 3. shih UJOR,~E.
  • Dash hidraulik tek. shih te DASH,~I. Grusht hidraulik tek. shih te GRUSHT,~I.