Jump to content

hidhëroj

Nga Wiktionary

HIDHËROJ kal.

  • 1. E bëj të hidhur diçka, i jap shijen e hidhur diçkaje. Ia hidhëroi gjuhën. Duhani ta hidhëron gojën. Ena e hidhëroi gjellën.
  • 2. fig. E bëj të vuajë ose e lëndoj shpirtërisht dikë duke i sjellë një fatkeqësi, duke i bërë një padrejtësi, duke i thënë fjalë të hidhura etj., i shkaktoj një hidhërim; e pikëlloj, e brengos, e helmoj; kund. gëzoj. E hidhëroi nënën. E hidhëroi me fjalë. E hidhëroi në zemër e hidhëroi shumë. I hidhëroi shumë (së tepërmi).
  • 3. fig. E zemëroj; e inatos.
  • 4. vet. veta III fig. Të pret, të than, të hyn në palcë (për motin, të ftohtët). Na hidhëroi sivjet acari (të ftohtët).