hidër
Appearance
HIDËR f.
- 1. zool. Kafshë shumë e vogël, pa shtyllë kurrizore, me trupin si qese e zgjatur, që ka në njërën anë gojën me disa fije të holla e të përkulshme dhe që jeton në ujëra të qeta të lumenjve ose nëpër pellgje. Hidra e ujit të ëmbël.
- 2. mit. Përbindësh ose gjarpër i madh me shumë koka, të cilat, sipas mitologjisë, rriteshin përsëri po t'i prisje.
- 3. fig. Forcë armiqësore që duhet goditur vazhdimisht sepse nxjerr përsëri krye për të vepruar. Hidra fashiste. Hidra e kundërrevolucionit.