hibrid

Nga Wiktionary

HIBRID m. bot., zool.

  • Bimë a kafshë me tipare të veçanta, që del nga kryqëzimi i dy llojeve a i dy racave të afërta. Hibrid i dyfishtë. Hibrid misri. Hibrid duhani. Hibridi i plepit. Hibridet e pulave. Farishtja e hibrideve. Mushka është hibrid.

HIBRID mb. bot., zool.

  • Që ka dalë nga kryqëzimi i dy llojeve a i dy racave të afërta (për bimët e kafshët). Bimë hibride. Misër hibrid. Duhan hibrid. Kafshë hibride. Pula hibride. Farë hibride. Fidan hibrid.