Jump to content

hesht

Nga Wiktionary

HESHT jokal.

  • 1. Pushoj së foluri, nuk flas më; nuk flas; nuk nxjerr asnjë zë nga goja; nuk bëj asnjë zhurmë, nuk nxjerr asnjë tingull. Heshti për pak kohë (një copë herë). Ata e pyesnin, ai heshtte. Hesht, mos qaj! S'ka heshtur kurrë. Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë. fj. u.
  • 2. vet. veta III. Ndërpret punën a nuk lëviz më; pushon, nuk ndihet më (zakonisht për mjete e sende të tjera që bëjnë zhurmë ose nxjerrin tinguj). Makineritë (tezgjahët) nuk heshtin asnjë çast. Heshti ora. Heshti radioja. Heshti artileria (mitralozi). Pylli heshtte. Shiu heshti.
  • 3. E mbaj të fshehtë diçka, nuk tregoj për një gjë që e di, nuk e nxjerr atë që di. Hesht, mos trego! Ai ka heshtur për gjithçka. Ata heshtën përpara torturave.
  • 4. fig. Nuk i them hapur mendimet; e duroj a e kaloj pa e vënë re një çështje ose një veprim të padrejtë, nuk ngre zërin, nuk kundërshtoj. Nuk hesht kur shkelen ligjet. Tërë jetën ka heshtur ajo grua. Kur flet klasa hesht burokratizmi. Nuk duhet të heshtim për këtë çështje.
  • 5. Nuk jap të dhëna për dikë a për një çështje, nuk e përmend, nuk e zë në gojë, nuk tregoj gjë; I nuk kthej përgjigje. Agjencitë e lajmeve heshtin. Heshtin burimet arkivore. Ne i shkruanim letra, por ai heshtte.
  • Historia hesht për diçka shih te HISTORI,~A.