Jump to content

hermetik

Nga Wiktionary

HERMETIK mb. libr.

  • 1. I mbyllur mirë, që nuk lejon aspak të kalojë ajri ose diçka tjetër; i padepërtueshëm (për enë, dhoma etj.). Enë hermetike. Kazan hermetik. Derë (dhomë) hermetike. Mbyllje hermetike.
  • 2. fig. Që nuk merret vesh se çfarë shpreh, që ka një gjuhë shumë të vështirë ose ide e figura shumë të errëta e të pakuptueshme, që është i paqartë dhe shumë i vështirë për t'u kuptuar; që nuk e zbulon veten, që s'e kupton dot ç'ka, i mbyllur. Letërsi hermetike. Vepër (poezi) hermetike. Varg hermetik. Njeri hermetik.