Jump to content

hequr

Nga Wiktionary

HEQUR mb.

  • 1. I hollë e i gjatë. Fill (tel) i hequr. Trup (shtat) i hequr. Me hundë të hequr. Me vetulla të hequra.
  • 2. I tretur a i dobësuar nga një sëmundje etj.; i thatë në fytyrë. I hequr në fytyrë. Me fytyrë të hequr.
  • 3. bised. Që ka hequr në jetë, i vuajtur; që është mësuar me vështirësi. Njeri i hequr.
  • 4. si em; A (e) f. ~A, ~AT (të). Mundim i madh, lodhje e madhe, vuajtje. Nuk i ka harruar të hequrat.
  • 5. përd. em. sipas kuptimeve 1-3 të mbiemrit. Moj, e hequra si bari. kr. pop. I hequri, i regjuri. fj. u.
  • Ha të hequr shih te HA.