Jump to content

helmohem

Nga Wiktionary

HELMOHEM vetv.

  • 1. Më hyn helm në trup; më dëmtohet organizmi nga helmi ose vdes nga helmi. U helmua nga kërpudhat.
  • 2. vet. veta III fig. Dëmtohet a prishet nga diçka e keqe. Ishin helmuar nga botëkuptimi fetar.
  • 3. fig. Hidhërohem shumë, pikëllohem, më bëhet zemra vrer. Helmohem shumë (thellë). U helmua nga lajmi që mori.
  • 4. Pës. e HELMOJ. U helmua nga gjarpri.