helm

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

HELM m.

  • 1. Lëndë e hidhur që dëmton organizmat e gjallë ose shkakton vdekjen e tyre. Helm i lëngshëm (i gaztë). Helm vdekjeprurës. Helm pluhur. Helmi i gjarprit. Helmi i grerëzës (i bletës). Qeska e helmit. Kërpudhë me helm. Nxjerr (lëshon) helm. Ka helm. Piu helmin.
  • 2. fig. Diçka shumë e keqe, që të prish, të shkatërron a të dëmton rëndë. Helmi borgjez (revizionist). Ideologjia e huaj është helm për rininë.
  • 3. fig. Hidhërim i madh, pikëllim. Helm i madh. Plot helm e vrer. Me helmin e zemrës. Vdiq prej helmit. Helmi e plak njeriun. fj. u.
  • 4. përd. mb. Shumë i hidhur. Është helm. E kam gojën helm. Helm e ka fjalën. Është bërë helm gjella është bërë shumë e kripur, pothuajse e hidhur nga kripa e tepërt, është bërë aq e kripur sa s'vihet në gojë.
  • 5. përd. mb. fig. Shumë i hidhëruar, i pikëlluar. Helm e pikë (helm e vrer). U bë helm.
  • Sheqerkë me helm shih te SHEQERK/Ë,~A. Ishte bërë për të pirë helmin shih te PI. Iu bë zemra (shpirti) helm (vrer) shih te VRER,~I. Më mirë shkelmi se helmi fj. u. shih te SHKELM,~I. Vjell (lëshon, nxjerr) helm e vrer shih te VRER,~I. Dhuratë e armikut o helm o thikë fj. u. e mira që të bën armiku sjell të këqija të mëdha, fsheh tradhti e pabesi, mos prit kurrë të mirë nga armiku.