Jump to content

hell

Nga Wiktionary

HELL m.

  • 1. Shkop druri i drejtë, i gjatë, i qëruar e me majë ose shufër metali me majë, ku shkojmë një shpend a një berr të therur për ta pjekur mbi zjarr duke e rrotulluar ngadalë. Hell i trashë. Hell dëllinje. Hell hekuri. Hell mishi. E vë (e shkoj) në hell. E poqi në hell. E shpoi me hell. Mishi të piqet, helli të mos digjet. fj. u.
  • 2. Diçka si shufër e drejtë që vjen duke u holluar në majë. Hell akulli qiri akulli. Hell guri stalagmit. Helli i këmbës kocka e trashë e kërcirit. Helli i mullarit strumbullari. Helli i parmendës.
  • 3. përd. ndajf. Drejt e pa lëvizur. Qëndroi hell. Rrinte hell në këmbë.
  • U bë hell
  • a) u zgjat e u hollua nga trupi; u dobësua a u tret shumë nga sëmundja ose nga meraku;
  • b) shtangu në vend nga diçka e papritur. Si delja në hell shih te DELE,~JA. E shkoi në hell dikë e mundoi shumë, e sfiliti; e vrau në mënyrë të egër. U bë mish për hell u mundua e u sfilit shumë. Kërkon qiqra në hell kërkon diçka që nuk bëhet, kërkon të pamundurën. E shtie morrin në hell kursen çdo gjë, është shumë dorështrënguar.