hekurosur
Appearance
HEKUROSUR mb.
- 1. Që i janë hequr rrudhat duke i shkuar sipër hekurin e nxehtë të rrobave; që i ka rrobat e trupit të hekurosura. Këmishë (pallto) e hekurosur. Kostum (fustan) i hekurosur. Me pantallona të hekurosura. Rri gjithnjë i hekurosur.
- 2. shak. E dredhur me makinë (për cigaret). Pi cigare të hekurosura.
- 3. fig. iron. thjeshtligj. I ngathët, i ngrirë. Qenka fare i hekurosur.