Jump to content

havale

Nga Wiktionary

HAVALE f. bised.

  • 1. Mërzi, bezdi. Havale e madhe. E kam havale. I heq havalenë. I sjell (i jep) havale.
  • 2. Punë, hall a barrë që ia lëmë përsipër dikujt dhe që duhet mbaruar a duhet zgjidhur; telash a ngatërresë që na krijon vështirësi; ai që na sjell telashe. Punë me havale. Ia la (ia bëri) havale. I dha një havale. Erdhi havaleja.
  • 3. Vend prej ku shohim mirë përreth ose në një drejtim të caktuar. Havaleja e bariut. Havaleja e qenit. Shoh nga havaleja. Zë havalenë. I pres havalenë dikujt vë diçka para vendit të vrojtimit, që t'i pres vështrimin.
  • 4. euf. Sëmundja e tokës, epilepsia; sëmundje e pashërueshme. E ka zënë havaleja. I ra havaleja. Ka një havale.
  • Iu bë havale dikujt e mërziti, e bezdisi; i ra më qafë, iu qep e s'i ndahet. Ia gjeti havalenë dikujt a diçkaje ia gjeti anën, ia gjeti pikën më të përshtatshme. M'u gjend havale m'u bë pengesë; më mërziti. Iu bë mendja havale u prish nga mendtë, nuk është në rregull nga mendja; e ha meraku gjithnjë për një gjë, i është ngulur në kokë diçka, i ka hipur në kokë për diçka.