hatull
Appearance
HATULL f.
- 1. Pjesa e një ndërtese ndërmjet trarëve të tavanit dhe të çatisë, ku janë baballëkët, gërshërëzat etj.; kryes. drunjtë mbajtës (baballëkët, gërshërëzat etj.) që janë në këtë pjesë të ndërtesës. Hatulla e shtëpisë. U fsheh në hatulla. Hyri nëpër hatulla.
- 2. Petavër. Hatullat e çatisë. Çaj hatulla. Mbuloj me hatulla. Shtron hatullat.
- 3. Brez muri. Mur me hatulla. I vë hatulla murit.
- 4. Qafore hekuri me thumba, që u vihet qenve në qafë për të mos i mbytur ujku. Hatulla e qenit.
- Ka një hatull (një dërrasë, ca dërrasa) mangët mospërf. shih te DËRRAS/Ë,~A.