hatashëm

Nga Wiktionary

HATASHËM mb. bised.

  • 1. Që përbën a që sjell një fatkeqësi, i kobshëm; i shëmtuar, i ndyrë. Gjë e hatashme. Ngjarje (ndodhi) e hatashme. Punë e hatashme ngjarje e shëmtuar. Gjendje e hatashme.
  • 2. Shumë i madh, që i kalon shumë caqet e së zakonshmes. Bina e hatashme. Plagë e hatashme. Gropë e hatashme. Ulërimë (zhurmë, thirrje) e hatashme.
  • 3. thjeshtligj. Shumë i mirë, i mrekullueshëm. Film i hatashëm. Këngëtar i hatashëm. Ka trup të hatashëm.