hata

Nga Wiktionary

Shqip[redaktoni]

Emër[redaktoni]

hata f. bised.

  1. Fatkeqësi e madhe, kob; diçka shumë e keqe që ndodh (zakonisht për vdekje, vrasje, shkatërrime etj.). Hata e madhe (e rëndë, e zezë). I ndodhi një hata. E gjeti (e zuri) hataja. U bë hata. Ç'qe kjo hata!
  2. Tmerr. I futi hatanë. I hyri hataja.
  3. përd. ndajf. Shumë. Ishte e bukur hata. Ishte lodhur hata. I pëlqeu hata.
  4. përd. ndajf. thjeshtligj. Shumë mirë. E kaluan kohën hata. Punon hata. Si shkoni? - Hata fare!
  • Me hata me pahir; me të keq. Sa një hata shumë i madh, sa të shtie tmerrin. Bëri hatanë thjeshtligj.
  • a) bëri kërdinë duke vrarë e duke prerë; bëri namin;
  • b) bëri zhurmë të madhe sikur të kishte ndodhur diçka e tmerrshme, bëri kiametin.