Jump to content

hatër

Nga Wiktionary

HATËR m. bised.

  • 1. vet. nj. Mendje. S'më bie (s'më vjen) në hatër. Më doli nga hatëri. Nuk më hyn në hatër. E kam (e sjell) në hatër.
  • 2. E mirë, përkrahje a mbrojtje e padrejtë, që i bëhet me anësi dikujt; anë, anësi. I bëri hatër dikujt. E mban me hatër. S'bëhen hatëre. Këtu s'punon hatëri. Nuk lejohen hatëret. Punon pa hatër.
  • 3. Dëshira e dikujt, ajo që i pëlqen dikujt a që ka për zemër dikush, qejfi. Ia bëj për hatër. Shkoi për hatërin e tij. Ia ruan (ia mban) hatërin. Nuk ia prishi hatërin. I mbeti (i ngeli) hatëri. S'i do hatëri. I doli nga hatëri i doli nga qejfi, i doli nga zemra. I hyri në hatër i hyri në qejf, i hyri në zemër.