hasm

Nga Wiktionary

HASM m.

  • 1. Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje, ai që është në hasmëri me dikë (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh). Hasmi i vjetër. Në derë të hasmit. E kishte hasm.
  • 2. bised. Armik i dikujt; armik i brendshëm ose i jashtëm. Hasmi i pabesë. M'u bë hasm. Lufta kundër hasmit. Na kishte pushtuar hasmi. Hasmin e kishim në derë. Ujët fle, hasmi s'fle. fj. u.