Jump to content

harxh

Nga Wiktionary

HARXH m. kryes. bised.

  • 1. Ushqimet që blihen për t'i përdorur për një kohë të caktuar, për një festë etj.; sendet ushqimore që janë të nevojshme e që blihen për të përgatitur një gjellë a një gatesë tjetër; lënda që përdoret për të ndërtuar diçka; astari, kanavaca, kopsat etj. që duhen për të bërë një veshje a diçka tjetër. Harxhet e shtëpisë. Harxhet e dimrit. Harxhet e javës. Harxhet e byrekut. Harxhet e tavanit. Harxhet e kostumit. Harxhet e dyshekut (e jorganit). Shkonin në dasmë me harxhe. Sosën harxhet.
  • 2. Të hollat që prishim për të blerë a për të bërë diçka; shpenzime. Harxhet e dasmës. Harxhet e darkës. Harxhet e varrimit. Harxhet e udhëtimit.
  • 3. Cohë, pe me ngjyra etj. që përdoren për të zbukuruar veshjet popullore dhe për të qëndisur. Harxh i kuq (i zi). Xhybe (anteri) me harxh. Jelek i punuar me harxh. Pushkë me harxh.