Jump to content

hartim

Nga Wiktionary

HARTIM m.

  • 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve HARTOJ, HARTOHET. Hartimi i planit shtetëror. Hartimi i programit. Hartimi i fjalorit. Hartimi i teksteve të reja. Hartimi i bilancit.
  • 2. Punë krijuese që bëjnë nxënësit si detyrë me shkrim për të shprehur bukur e drejt mendimet për një temë të caktuar. Hartim letrar. Hartim krijues (përshkrues, ritregues). Hartim klase (shtëpie). Hartim me temë të lirë. Ora e hartimit. Temë hartimi. Fletore hartimi. Shkruaj (bëj) një hartim. Kontrolloj (ndreq) hartimet.