Jump to content

harruar

Nga Wiktionary

HARRUAR mb.

  • 1. Që nuk mbahet mend, që nuk kujtohet dot; që na ka dalë nga mendja, që nuk na vjen në mend në kohën e duhur. Ngjarje e harruar. Gjë e harruar. Emër i harruar.
  • 2. Që nuk vihet në jetë, nuk ushtrohet a nuk përdoret më; që nuk ndiqet më, që lihet a humbet. Zanat i harruar. Zakon i harruar. Gjuhë e harruar. Fjalë e harruar.
  • 3. Që është nxjerrë nga mendja, që nuk i kushtohet vëmendja e duhur; i braktisur, i lënë mënjanë. Çështje e harruar. Vend (fshat) i harruar. Punë e harruar.
  • 4. I dhënë aq shumë pas diçkaje sa harron ku është e lë mënjanë çdo gjë tjetër, i zhytur thellë në një punë dhe i shkëputur prej çdo gjëje përreth; i habitur shumë, i shastisur. Njeri i harruar. Rrinte i harruar. E gjeti të harruar.
  • 5. bised. I matufosur, i prishur nga mendtë, i çmendur. Plak i harruar.
  • 6. Përd. em. sipas kuptimit 4 të mbiemrit.